Misioni

Ma jep dorën — nise një fillim të ri

Të zgjedhësh një rrugë spirituale do të thotë të udhëtosh tërë jetën. Spiritualiteti nuk është vendndalesa, por është një rrugëtim.

Valentina Rexhaj
Valentina Rexhaj

Misioni im është që ta gjejmë fuqinë tënde

Misioni im këtu është që së bashku me ty, ta gjejmë fuqinë tënde dhe me atë fuqi ta bëjmë jetën tënde më të shëndetshme, më të lumtur dhe më të pasur.

Kur ti beson në fuqinë tënde, një fillim i ri është plotësisht i mundur. “Një fillim i ri, është i mundur çdo ditë…”

Anëtarësime Kontakto

Misioni

“Spiritualitet do të thotë jeta rreth vetës dhe njohja e të tjerëve në një dimension më të thellë.”

Rrugëtim

Me metoda e meditime dalëngadalë do të vijmë te vetja jonë autentike.

Vetëdije

Gjatë kësaj rruge do të eksplorojmë dhe mësojmë nga dija që është për ne e në ne.

Fuqia jote

Ma jep dorën — eja me mua t’a gjejmë fuqinë tënde, dhe nise edhe ti një fillim të ri!

Biografia

Valentina Rexhaj u lind më 27.01.1987 në Tuz të Malit të Zi.

Rrugëtimi

Më 2014 kreu shkollën e kontabilitetit dhe biznesit “Benedict” në Cyrih. Zotërimi i 5 gjuhëve të huaja (angleze, gjermane, italiane, spanjishte dhe serbo-kroatishten) i ndihmoi shumë në rrugëtimin e saj.

Njohuritë e saj si mentore e mendimit pozitiv i ka shkrirë në dy librat e saj “Beso në fuqinë tënde” dhe “Një fillim i ri”. Më pas botoi “Ditari 7 minutësh”.

Kush është misioni ynë

Të gjithë njerëzit e suksesshëm ndajnë një karakteristikë të fuqishme: “urinë” – një dëshirë për zhvillim personal, rritje dhe përparim.

Me ndihmën e një seminari nga VR AKADEMI, ju do të krijoni historinë tuaj të suksesit.

Pse VR Akademi është ndryshe

Jo zhurmë. Jo iluzione.
Vetëm punë e vërtetë me veten, me strukturë dhe thellësi.

Udhëzim që të mban të qëndrueshëm

Nuk është motivim i momentit.
Është një proces që të ndihmon të ndërtosh qartësi dhe stabilitet çdo ditë.

Metoda që punojnë nga brenda

Çdo kurs, meditim dhe material është krijuar për të punuar në nivel të thellë, jo vetëm në sipërfaqe.

Mbështetje që vazhdon me ty

Transformimi nuk ndodh në një ditë.
Këtu ke një rrugë që të mban të lidhur dhe të mbështetur gjatë gjithë procesit.